LajmeMaqedoniTopLajm

Arrestohet kontrabanduesi, gjenden tetë emigrantë

Një qytetar dyzet e dyvjeçar nga Kavadari është arrestuar mbrëmë në dalje të Gjevgjelisë pasi në automjetin të cilin e ka drejtuar janë tetë emigrantë.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi  se rreth orës 01:15 minuta, në vendin e quajtur “Maldonia pat” në dalje të Gjevgjelisë, nga liria është privuar M.K. (42) nga Kavadari. Gjatë kontrollit të automjetit “mazda 6”, me targa regjistrimi të Gjermanisë të cilin ai e ka drejtuar, në automjet kanë qenë tetë persona emigrantë prej të cilëve pesë nga Siria, dy nga Afganistani dhe një nga Pakistani.

M.K. është arrestuar në stacion policor dhe në koordinim me Prokuror Publik pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close