LajmeMaqedoniTopLajm

Arrestohen dy persona, konfiskohen armë dhe municion në një punëtori të improvizuar

Nëpunës të policisë nga Departamenti për Polici Kriminalistike – Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në bashkëveprim me Njësitin për Tregti dhe Armë pranë SPB Shkup dje i ka privuar nga liria A.J. (46) dhe S.J. (73), të dy nga Shkupi, të dyshuar se kanë kryer vepër penale “përgatitje, mbajtje dhe tregti të palejuar me armë ose materie shpërthyese”.

Pas urdhrit të siguruar paraprakisht nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup është bërë bastisje e shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse te A.J. ku ishte locuar punëtori e improvizuar për përgatitje dhe përmirësim të armës dhe municionit.

“Ishin gjetur gjashtë pushkë gjuetie, 3.215 municion pjesë për armë zjarri, 67 mekanizma dhe pjesë të armëve të zjarrit për pushkë, 3 gypa për pushkë, 74 pjesë të armëve të llojllojshme, 9 mbyllës për pushkë, 22 kuti me mekanizma të llojllojshëm për pistoleta, një peshore digjitale për matje të barutit”, thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së.

A.J. dhe S.J. janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim penal për vepër të kryer penale sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close