LajmeMaqedoniSport

Arlind Huseini viziton ekspozitën e legjendës së mundjes, Shaban Trstena

Drejtori i reprezentacionit të karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini, vizitoi sot ekspozitën e organizuar pas 40 viteve, kushtuar karrierës së legjendës së mundjes, Shaban Trstena. Kjo ekspozitë përfshin 40 fotografi të veçanta që përshkruajnë rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm, të mbushur me medalje të çmuara nga kampionate mesdhetare, evropiane, botërore dhe olimpike, derisa simbolizon plotë 40 vite nga momenti historik, fitimi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 1994 në SHBA.

Si shqiptar, si sportist, si trajner dhe selektor, dhe tani si drejtor i reprezentacionit të karatesë së Maqedonisë së Veriut, pata nderin dhe respektin e veçantë për kampionin olimpik në mundje, Shaban Trstena. Kjo ekspozitë ka një rëndësi të madhe për mua, sepse këtë vit festojmë gjithashtu 40-vjetorin e medaljes së artë olimpike në Los Anxhelos, një arritje madhore jo vetëm për zotëri Shabanin, por edhe për ne si shqiptarë dhe për gjithë shtetin tonë. Kjo medalje është një shtytje dhe motivim për të gjithë sportistët që të punojnë pa ndalur për të arritur majat e Lojërave Olimpike, u shpreh Huseini.

Ekspozita e kampionit olimpik Shaban Trstena ngjalli emocione të forta tek Useini, duke i rikthyer kujtime nga përgatitjet dhe sukseset e ndryshme të Trstenës me klubin dhe reprezentacionin, si dhe nga piedestalet e ndryshme të kampionateve evropiane, botërore dhe olimpike. Huseini theksoi se ndihet krenar që ka pasur mundësinë të njohë nga afër një ikonë të tillë të sportit si Shaban Trstena.

Related Articles

Back to top button
Close
Close