LajmeMaqedoniTopLajm

Ariu përmes fshatit në Zhirovnicë, tmerohen banorët

Drejtori i Qendrës për menaxhim e kriza, Stojançe Angelov, ka publikuar një video të një ariu në fshatin Zhirovnicë.

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës këto ditë kanë dorëzuar kërkesë në Qeveri për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të numrit të madh të arinjve të cilët, siç thonë nga Komuna, paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e banorëve.

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Menaxhues për Koordinim dhe Menaxhim në Sistemin e Menaxhimit të Krizave, me të cilin anëtarët e Qeverisë janë njohur me kushtet për praninë e shtuar të arinjve në zonat e banuara në Komunën e Mavrovë dhe Rostushë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close