LajmeMaqedoniTopLajm

Aritën marëveshje MASH, MPPS dhe SASHK-u, humbën apo fituan mësimdhënësit

Rritje të pagave për 15 për qind nga muaji shtator dhe të mos shkurtohen pagat për periudhën që u mbajt greva, është epilogu nga negociatat që Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SAShK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) i vendosën në 20 ditët e fundit me ndërmjetësim.

Gjatë takimit të djeshëm disa orësh në MASH janë saktësuar edhe marrëveshjet kolektive dhe është dakorduar që në të ardhmen gjatë krijimit të Buxhetit së bashku të bisedohet me sindikatën.

Rekomandimet e ndërmjetësuesit do t’i prezantohen sindikatës, ndërsa kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov shpreson se do të pranohen, pas së cilës më së voni për 10 ditë duhet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet SASHK-ut dhe MASH-it.

“Konsideroj se anëtarësia jonë do t’i pranojë rekomandimet e pajtuesit dhe se kjo do të shndërrohet  në marrëveshje e cila paraprakisht duhet të kalojë në një organ vendimmarrës dhe Këshilli i SASHK-ut do të autorizojë mua të nënshkruaj marrëveshje”, deklaroi   tha Nedelkov pas takimit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri shprehu kënaqësi që është gjetur në zgjidhje e përbashkët e pranueshme në përputhje me mundësitë buxhetore në këtë kohë krize.

“Paga më të larta në arsim do të ketë.  Përveç rregullimit  që e kishim paraprakisht me pagën minimale, kemi rënë dakord për një rritje shtesë të pagës prej 15 për qind me pagesën e pagës së shtatorit. Mendoj se kjo është e pranueshme për të dyja palët sipas mundësive buxhetore në këto kohë kur funksionimi i shtetit dhe menaxhimi i buxhetit është  vështirësuar për shkak të krizës ekonomike dhe shëndetësore”, tha Shaqiri pas takimit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e përshëndeti marrëveshjen e arritur midis Sindikatës për arsim, shkencës dhe kulturë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe apelon tek SASHK-u për pranim të shpejtë dhe të plotë të kushteve të dakorduara.

“Ia dolëm të arrijmë një marrëveshje të rëndësishme për të punësuarit në arsim dhe rritje të pagave prej madje 15 për qind, duke filluar nga paga e shtatorit. Kjo rritje e pagave është më e larta deri më tani dhe së bashku me 21 për qind të deritanishme është rritja më e madhe historike e të punësuarve në arsim. Deri para pesë viteve, rritja maksimale e pagave ishte 4 për qind, pa kriza globale”, ka shkruar mbrëmë Kovaçevski në “Fejsbuk”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close