
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, flitet se do të largohet nga Ipsuiç gjatë kësaj vere.
Gardiani dardan iu bashkua klubit anglez verën e kaluar nga Bërnli, aq sa u bë zgjedhja e parë në portë pas ngjitjes së Ipsuiç në Premier Ligë.
Tani, pas rikthimit në Championship, “Fussball Transfers” ka bërë me dije se janë italianët e Sasuolos, që kanë bërë një ofertë për Muriç, pas ngjitjes së tyre në Serinë A.
Interesim në fakt nuk ka vetëm nga Italia, pasi është edhe Monako, klub francez pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, që gjithashtu thuhet se gjendet në garë për portierin 26-vjeçar.
Vetë Arijaneti raportohet të jetë i hapur për një sfidë dhe kampionat të ri.
Gjatë sezonit të fundit, Muriç e ndau rolin e titullarit me Ualton, ndërsa në merkaton e dimrit iu bashkua edhe Aleks Palmer, duke rritur konkurrencën në portën e Ipsuiçit.



