EkonomiLajme

Ari “tërhiqet” në nisje të javës / Trazirat financiare në Turqi nxisin dollarin amerikan

Çmimi i arit ra ditën e hënë, ndërkohë që investitorët blenë aktive të sigurta alternative si dollari amerikan dhe titujt e borxhit, pasi vendimi i Turqisë për të zëvendësuar kryetarin e bankës qendrore shkaktoi pasiguri financiare.

Norma spot e arit ra me 0.5% në 1,746.71 dollarë për onz, pasi humbi rreth 0.7% më herët gjatë tregtisë. Analistët thonë se dollari i fortë është ndër ndikuesit kryesor tek tregu i arit. Presidenti turk Erdogan, zëvendësoi kryetarin e bankës qendrore me një kritik të interesave të larta, në një lëvizje tronditëse që solli lëkundje në tregjet financiare  dhe mbështeti dollarin amerikan.

Ari çmohet në dollar amerikan dhe bëhet më i shtrenjtë për mbajtësit e valutave të huaja ndërkohë që rritet valuta amerikane.  Zëvendësues të tjerë të arit në treg si aktive të sigurta, ishin jeni japonez dhe titujt e borxhit.

Klevis Llaha – SCAN

Related Articles

Back to top button
Close
Close