
Argjentina do të nisë mbrojtjen e titullit të fituar 4 vite më parë me ndeshjen ndaj Algjerisë dhe padyshim presioni mbi skuadrën Albiceleste nuk do të jetë i vogël.
‘Emiliano është mirë, i disponueshëm për nesër. Nëse do të vazhdojë kështu, do të luajë-tha Scaloni që më pas foli edhe për Lionel Messin dhe Julian Alvarez
Scaloni më pas foli për momentin e Argjentinës, se si vjen ajo në këtë botëror
‘Sigurisht që besojmë dhe jemi në një moment të mirë-tha trajneri argjentinas-e dimë që do të përballemi me një skuadër të mirë. Do të tentojmë më të mirën për kombëtaren. Më shumë se çdo rezultat, jemi të të qetë duke ruajtur ekuilibrin. Nuk jemi as më të mirë e as më të këqinj se të tjerët’
Përsa i përket Algjerisë, Scaloni e vlerësoi në maksimum dhe theksoi se tashmë nuk ka më ndeshje të lehta duke marrë si shembull ndeshjet e Brazilit dhe Spanjës.
‘Algjeria është një skuadër e ngjashme me Marokun. Ka lojtarë shumë të mirë, një trajner shumë të mirë që e njoh dhe që e bën skuadrën e tij të luajë mirë-tha Scaloni-ajo që ndodhi në Brazil-Marok mund të jetë një shembull. Nuk duhet të kemi besim. E pamë edhe te Spanja; nuk ka kundërshtarë të lehtë. Kështu është në nivel kombëtaresh. Të gjithë e meritojnë të jenë këtu. Algjeria na shqetëson sepse është një ekip i mirë me futbollistë të një niveli shumë të lartë. Do të jetë një test i mirë, duke ditur se nuk është përfundimtari, por është i rëndësishëm’.


