Argita Berisha foli pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK ku deklaroi se ishte thirrur mbi akuzat që ka ngritur ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Ajo shpjegoi se akuzat e saj ndaj gjyqtares i ka të referuara nga shkrime mediatike ndërsa tha se është detyrë e SPAK-ut që ti hetojë dhe jo e saj.
“U thirra si një person që mund të ketë dijeni mbi çështjen. SPAK ka mundësi që të zgjerojë objektin e hetimit dhe të arrijë në zbardhjen e së vërtetës. Unë i jam referuar shkrimeve mediatike që datojnë që nga gushti i 2024-ës, ku zonja në fjalë akuzohej për çështje që ajo nuk i ka kundërshtuar dhe për të cilat ka kërkuar, sipas informacioneve, që Dumani t’i lajë fytyrën. Ky është një standard, ndërkohë që pyetja ime kishte të bënte me standardin e drejtësisë së kapur nga grupet kriminale. Unë kam pyetur nëse ekziston një video e tillë, që lidhet me kontrollin e shtëpisë së një gazetari të larguar nga Shqipëria,” tha Argita.