
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar të gjithë mësimdhënësit për nderë të 7 Marsit duke shënuar se “Sakrifica dhe përkushtimi i tyre mbeten frymëzim për ne që, me përgjegjësi dhe angazhim të pandërprerë, të punojmë për krijimin e kushteve dhe mundësive sa më të mira për arsimimin e fëmijëve tanë, ardhmërisë së kombit tonë.” shkruan Top24
“Çdoherë që vjen 7 Marsi, na rikujton me respekt të veçantë veprimtarinë e lavdishme të mësuesve dhe patriotëve tanë të shquar, të cilët sakrifikuan gjithçka për përhapjen dhe zhvillimin e arsimit shqip.
Sakrifica dhe përkushtimi i tyre mbeten frymëzim për ne që, me përgjegjësi dhe angazhim të pandërprerë, të punojmë për krijimin e kushteve dhe mundësive sa më të mira për arsimimin e fëmijëve tanë, ardhmërisë së kombit tonë.
Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, të gjithë mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip!” ka shkruar Ademi.



