
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj VLEN-it duke shënuar se “Sikur VLEN t’i mbronte shqiptarët dhe veten nga Stoilkoviçi, Fillkovi e nga politikat anti-shqiptare të kësaj konjukture politike sa është duke “i mbrojtur” nga Shqipëria, ndryshe do të ishin punët” shkruan Top24
“Sikur VLEN t’i mbronte shqiptarët dhe veten nga Stoilkoviçi, Fillkovi e nga politikat anti-shqiptare të kësaj konjukture politike sa është duke “i mbrojtur” nga Shqipëria, ndryshe do të ishin punët.
Ndaleni këtë avaz se latë nam, po e zhvlerësoni veten edhe më shumë në sy të padronëve tuaj kur ua shohin pasionin me të cilin flisni kundër Tiranës zyrtare. Nuk ju bën nder…” shkruan Ademi.



