LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi ngrit alarmin: Ulet përqindja e shqiptarëve në Maqedoni! (DOKUMENT)

Arbër Ademi nga BDI ka dalë me reagim sa i takon përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni, njofton Top24.mk.

“ÇFARË DO TË THOTË NJË MENTALITET RETROGRAD

29,5% rezultuan shqiptarët në regjistrimin e popullsisë të vitit 2021 dhe 29,5% përllogariteshim deri në qershor të vitit 2024, kur u formua kjo qeveri pa legjitimitet dhe pa mbështetjen e shqiptarëve.
Me të ardhur në pushtet Stoillkoviçi me shokët e tij, shqiptarët i zvogëluan në 24,3%. Që në javën e parë sollën vendim për ndryshimin e formulës së balancuesit, ku shqiptarët u zvogëluan për 5.2%, pra nga 29,5% në 24,3%.
Nuk u mjaftuan me kaq. Edhe në ndihmën financiare për komunat, në formën e dotacioneve, shqiptarët u llogaritën 24.3%.
Nuk u mjaftuan as me kaq. Në tërësi, edhe përmes Gjykatës Kushtetuese, e shfuqizuan balancuesin, që shqiptarët fare të mos llogariteshin
Dhe prap, nuk u mjaftuan as me kaq. Në shtator të vitit 2024, pra nën këtë qeveri, shqiptarët u zvogëluan edhe në këshillat komunalë dhe në përfaqësimin në organet e pushtetit lokal. Ky është një vendim i paligjshëm, është antikushtetues dhe është diskriminues. Dhe këtë vendim e solli kjo qeveri. Dhe në këtë vendim po insiston kjo qeveri.
Ja ku janë edhe fotografitë e vendimit, që tregojnë qartë: në shtator të vitit 2024 është sjellë ky vendim, i cili duhet menjëherë të shfuqizohet!”, shkruan Ademi.
Këtë reagim Ademi e ka shoqëruar edhe me dokumentet e mëposhtme:
May be an image of text
May be an image of text
May be an image of ticket stub and text that says 'Службен весник на РСм, бр. 99 оД 26.9.2024 година Член Co денот на влегуваньето BO сила на оваа одлука престанува да важи Одлуката 3a утврдуванье р.от членовите советите општините BO Република Македоннла (..Службен весник Република Македонила" 57/04H17/13). 7/04 Член Оваа одлука влегува сила нарединот ден денот на обравуването „Службен Република Северна Македонила, а ke отпочне да ce применува од првите локални избори. Бр. 41-841/7 24 септември 2024 година Ckonje Претседател на Владата на Република Северна Македоннта, проф. a-p Христиган Мицкоски, c.p. 3од3'

Related Articles

Back to top button
Close
Close