LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi: BDI mbetet në qëndrimin kryesor – ndryshimet kushtetuese janë kusht për Qeveri

Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme dhe BDI mbetet në qëndrimin kryesor të thënë para zgjedhjeve, se nuk ka formim të Qeverisë pa ndryshimet kushtetuese. Këtë e deklaroi Arbër Ademi nga integristët, pas mbledhjes që u mbajt sot në Reçicë të Vogël.

“Sigurisht se kjo është imanente dhe e domosdoshme. Qytetarët presin që të vazhdojë rrugëtimi ynë europian, dhe ndryshimet kushtetuese në përputhje me kornizën negociuese, janë të patjetërsueshme për të vazhduar rrugën tonë europiane. Kështu që ne mbetemi në gjithë atë që e kemi thënë para zgjedhjeve. Edhe sot pas zgjedhjeve jemi në këtë takim të parë të Kryesisë Qendrore – mbetemi në atë qëndrim kryesor për të vazhduar dhe siguruar persepktivën europiane, e sigurimi i perspektivës europiane nënkupton edhe ndryshim të Kushtetutës komform kornizës negociuese të miratuar nga Bashkimi Europian”, tha Ademi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close