
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postimi ka reaguar ndaj vendosjes së shenjave për “Safe City” vetm në gjuhën maqedonase pasi këto shenja shkelin ligjin për përdorimin e gjuhës. Ademi në postimin e tij akuzon VLEN-in për pafuqi politike për ti mbrojtur interesat kolektive të shqiptarëve siç është më e shenjta gjuha, shkruan Top24
“A ka ende dikush ndonjë dilemë për pafuqinë e atyre që sot janë në qeveri?!
Si ishte ajo: “ka kush kujdeset për gjuhën shqipe”, a?!” shkruan Ademi përcjellë Top24



