LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi-Filkovit: A duhet dikush t’i zbatoj normat ligjore siç duhet?

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të ministrit Filkov, kur sqaroi mos lejimin e mbajtjes së provimit të jurispodencës edhe në gjuhën shqipe. Ademi në reagimin e tij thekson se Filkov është kontaidiktor me veten pasi një herë deklaroi se përmes provimit të jurisprudencës bëhet kontrolli i njohjes aktive të gjuhës maqedonase ndërsa sot thekson se “Për momentin nuk ka mundësi që të jepet në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes, sepse provimi i jurisprudencës është provim profesional, jo procedurë administrative.”, shkruan Top24

Ademi më tej pyet Filkovin ka ligj në këtë vend apo jo? A duhet dikush t’i zbatoj normat ligjore siç duhet? Apo ndoshta dikush po jeton në një univers paralel, ku deklaratat ndryshojnë nga dita në ditë, por e drejta mbetet peng i tekave politike?

Në fillim, Fillkovi deklaroi se përmes provimit të jurisprudencës bëhet kontrolli i njohjes aktive të gjuhës maqedonase, duke thënë shprehimisht në përgjigjen e tij ndaj peticionit të studentëve se:
“Kontrollimi për njohjen aktive të gjuhës maqedonase kryhet pikërisht përmes dhënies së provimeve në gjuhën maqedonase.”
Sot ai e ndryshon deklaratën dhe thotë:
“Për momentin nuk ka mundësi që të jepet në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes, sepse provimi i jurisprudencës është provim profesional, jo procedurë administrative.”
Pra, çfarë është ky provim sipas tij? Test për njohje gjuhësore apo provim profesional? Sigurisht që është provim për kontrollin e njohurive profesionale të fituara gjatë studimeve, shpesh në gjuhën amtare.
Edhe një herë po shkelet Kushtetuta dhe ligji, ndërkohë që kemi shembuj të tjerë që flasin qartë se si duhet të jetë. Në Ligjin për Nëpunësit Administrativë, neni 31 parasheh njohjen aktive të gjuhës maqedonase, ndërsa neni 40 dhënien e provimit profesional. Por vetë provimi prej vitesh mbahet edhe në SHQIP. As ky ligj, as ai për provimin e jurisprudencës, nuk përcaktojnë në cilën gjuhë mbahet provimi, megjithatë ai organizohet edhe në SHQIP në përputhje me rendin juridik të vendit. Këtë mund t’ua dëshmoj gjithkush që i është nënshtruar këtij provimi.
Atëherë, a ka ligj në këtë vend apo jo? A duhet dikush t’i zbatoj normat ligjore siç duhet? Apo ndoshta dikush po jeton në një univers paralel, ku deklaratat ndryshojnë nga dita në ditë, por e drejta mbetet peng i tekave politike?

Related Articles

Back to top button
Close
Close