LajmeMaqedoniTopLajm

Arben Taravari me fjalë të mëdha për Selën; Sallat dhe korridoret e parlamentit për pak u shëndruan në fundin e tij por fatmirësisht Ziadini mbijetoi e bashkë me të demokracia fitoi

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka komentuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, ku sipas Taravarit, Sallat dhe korridoret e parlamentit për pak u shëndruan në fundin e tij por fatmirësisht Ziadini mbijetoi e bashkë me të demokracia fitoi e sidomos prej tij triumfoi paqja, sepse atë natë ku ai u dhunua barbarisht në sallën e parlamentit pamjet e tij të rënda pushtuan mediat kudo…populli shqiptar si asnjëherë tjetër, qoftë i Aleancës, qoftë i BDI-së, qoftë i çdo partie tjetër, doli në rrugë për të bërë drejtësi, por thirrja e tij për paqe e vetpërmbajtje ishin historike dhe treguan sjelljen e një njeriu të mençur, shkruan Top24
Taravari më tej shton se sot ai ka shpallur dorëheqjen e parevokueshme duke u bërë dhe njëherë tjetër i pari i llojit të tij dhe duke dhënë shembullin më të mirë se çfarë është Përgjegjësia!
Fatmirësisht Ziadini do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës, fatmirësisht kontributi i tij sui generis do të jetë një mbështetje e madhe për të gjithë partinë, por sonte ai i ka treguar të gjithë klasës politike të shtetit, sidomos nivelit të kryetarëve se: Ai që di të mbajë përgjegjësi futet me hak në histori si burrë dhe Ziadin Sela është i tillë! Faleminderit kryetar!
Përshëndetje e si thua ti i dashur mik: Vazhdojmë Përpara!

Related Articles

Back to top button
Close
Close