
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ishte pjesë e akademisë politike të Aleancës për Shqiptarët e organizuar për trajnim të avancuar për këshilltarët komunal. Ky aktivitet ka për qëllim aftësimin profesional të këshilltarëve komunalë përmes ligjëratave, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike mbi temat kryesore si: “Roli dhe përgjegjësitë në vetëqeverisjen lokale – Zbatimi i qasjeve të reja dhe bashkëpunimi ndërkomunal – Procesi i buxhetimit dhe menaxhimi financiar në NJVL – Kontrolli financiar dhe transparenca Komunikimi, transformimi digjital dhe marrëdhëniet me publikun, shkruan Top24
Akademia Politike pranë ASH-së në shërbim të qeverisjes lokale, organizoi trajnim të avancuar për këshilltarët komunalë
Aleanca për Shqiptarët në vazhdën e aktiviteteve politike organizoi sot Akademinë Politike, një trajnim ky i dedikuar për anëtarët e këshillave komunal që fokusohet në qeverisjen lokale dhe përfaqësimin efektiv.
Ky aktivitet ka për qëllim aftësimin profesional të këshilltarëve tanë komunalë përmes ligjëratave, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike mbi temat kryesore si: “Roli dhe përgjegjësitë në vetëqeverisjen lokale – Zbatimi i qasjeve të reja dhe bashkëpunimi ndërkomunal – Procesi i buxhetimit dhe menaxhimi financiar në NJVL – Kontrolli financiar dhe transparenca Komunikimi, transformimi digjital dhe marrëdhëniet me publikun.
Aftësitë e fituara nga ky trajnim do të shfrytëzohen për të rritur angazhimin dhe efektivitetin në këshillat komunalë, me synim adresimin sa më të plotë dhe cilësor të nevojave të qytetarëve.
Akademia Politike e Aleancës për shqiptarët për trajnues të këshilltarëve kishte përzgjedhur profesor eminent universitar nga universitete të ndryshme. Këta profesionistë dhe njohës të shkëlqyer të vetëqeverisjes lokale, ekonomistë dhe komunikologë, realizuan një trajnim tejet cilësor dhe produktiv, duke ofruar njohuri praktike dhe qasje bashkëkohore për përmirësimin e funksionimit dhe përfaqësimit në nivel lokal.
Këtë trajnim me prezencën e tij e nderoi edhe vet kryetari i Aleancës për shqiptarët doktor Arben Taravari.
Në përfundim të trajnimit, të gjithë këshilltarët pjesëmarrës u pajisën me certifikata, në shenjë konfirmimi për përmbylljen dhe realizimin me sukses të këtij moduli trajnues. Me këtë rast, u shprehën urimet që njohuritë dhe aftësitë e përfituara gjatë trajnimit t’u shërbejnë në ushtrimin e detyrës së tyre si këshilltarë, duke qenë sa më të informuar,më të përgatitur, profesionalë dhe të përkushtuar në shërbim të qytetarëve.














