
Zëvendëskryeministri Arben Fetai sot në Zhelinë ka tentuar të paraqes takim me strukturar e “ASH”-së në komunën e Zhelinës ku ka dështuar të proklamoj se ai gëzon një mbështetje të strukturave.
Top24 ka kontaktuar strukturat e dy ASH-Sela në Zhelinë, të cilët kanë theksuar se:
“Në kësi takime Arben Fetai po e dëshmon se sa lirë është shitur dhe se sa e dobët ka qenë ASH-ja e tyre e tranferuar në VLEN. Nga kjo foto asnjë nuk është nga Zhelina ndërsa me përgjegjësi deklaroj se asnjëri në përjashtim të dy personave nuk kanë qenë kurë në ASH e aq më pak në ASH-në e dejtuar nga Ziadin Sela. Fatkeqsisht në këtë foto sjanë as ata që u larguan nga ne dhe vazhduan me Arben Taravarin”, thotë për Top24 një nga përfaqësuesit e ASH-së Zhelinë, krahu i Ziadin Selës.
Nga ASH-Taravari theksojnë:
“Arben Fetai më shumë erdhi me akraba siç thanë ata të Tearcës se sa që gjeti mbështetje. Zhelinasit janë kafshatë e madhe për te dhe sojin e tij që prioritet kanë kolltukun, por ani kështu e pafshim se Tetori është nesër. Fatkeqsisht nga ish strukturat e ASH-së nga komuna e Zhelinës ishte vetëm Latif Arifi ish kandidat i Menduh Thaçit për kryetar komune në Zhelinë” thotë për Top24 një nga përfaqësuesti e ASH-Taravari.



