BotaLajme

Arabia Saudite akordon 13 milionë dollarë ndihmë për Gazën

Arabia Saudite vuri në dispozicion 13 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar civilët në Gaza, deklaroi Qendra për Ndihmë Humanitare dhe Ndihmë e Mbretit Salman (KSRelief).

Mbreti saudit, Salman dhe princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman po i dhurojnë personalisht paratë.

KSRelief, e themeluar në vitin 2015, është partnere me organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe ndihmon në gati 100 vende.

Që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit, zyra e ndihmës emergjente e OKB-së, OCHA, ka apeluar për ndihmë financiare urgjente në vlerë prej afro 300 milionë dollarë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close