LajmeTeknologji

Apple teston iPhone-ët me portin USB-C

Kompania Apple është duke testuar disa njësi të iPhone, që në vend të portit Lightning kanë portin USB-C.

Edhe pse janë në fazë testuese, porti USB-C nuk duhet pritur në rastin e këtij viti kur iPhone do të prezantojë produktet e reja – e njohësit e fushës thonë se ky ndryshim nuk do të ndodhë as gjatë vitit të ardhshëm.

Këto informacione i ka zbuluar Mark Gurman dhe konfirmon postim në Twitter të analistit Ming-Chi Kua, që ka paralajmëruar që Apple me portin Lightin do të kalojë në USB-C dhe atë kah fundit i vitit të ardhshëm.

Ky është një ndryshim vërtetë i madh, por nuk është ndonjë befasi e madhe, pasi që Apple tashmë ka kaluar në USB-C kur bëhet fjalë për pajisjet iPad Pro, iPad Air dhe iPad Mini.

Bashkimi Evropian në shtator ka prezantuar propozimin që thekson se një sërë pajisjesh përfshirë telefonat duhet të kenë portet USB-C.

Ky propozim është një prej arsyeve që Apple ka filluar ta shqyrtojë këtë ndryshim. Gjithashtu, USB-C sjell përparësi të mëdha teknike, pasi mundëson bartjen më të shpejtë të dhënave për dallim nga Lightning.

Apple përdor portin Lightning nga viti 2012 me ardhjen e iPhone 5.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close