LajmeTeknologji

Apple lançon iOS 16.3.1 dhe iPadOS 16.3.1

iOS 16.3.1 dhe iPadOS 16.3.1 tashmë janë të disponueshëm për tu shkarkuar. Përditësimi mund të shkarkohet nga ky moment dhe për ta bërë këtë duhet të shkoni në Settings > General > Software Update në pajisjen tuaj.

Klikoni Download and Install sapo përditësimi të shfaqet. Ai përmban rregullime për performancën e iCloud, Siri, Find My dhe përmirësime të Crash Detection për iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro.

Shënimet e plota të iOS 16.3.1 vijojnë si mëposhtë:

  • Opsionet e iCloud mund të mos përgjigjen apo shfaqen siç duhet nëse aplikacionet përdorin iCloud
  • Kërkesat e Siri për Find My mund të mos funksionojnë
  • Përmirësuar Crash Detection për iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro

Së bashku me iOS 16.3.1 Apple përditësoi edhe platformat e tjera si:

  • HomePod
  • iPadOS 16.3.1
  • tvOS 16.3.2
  • watchOS 9.3.1
  • macOS Ventura 13.2.1

Tashmë faza beta ka filluar për iOS 16.4 ku Apple ka premtuar disa risi si Apple Music Classical por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close