LajmeMaqedoniTopLajm

Apasievi pas përplasjes në Kuvend: Nuk do të lejoj më të më shajë gruan shtatzënë dhe fëmijën – herën tjetër do të ketë grusht në kokë

“Nuk mundet që sa herë të takohemi, të më shajë gruan dhe fëmijën vetëm pse i kemi publikuar shpenzimet e udhëtimit”, ka deklaruar për “Fokus” deputeti dhe lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, pas incidentit në Kuvend, kur deputeti i VMRO-DPMNE-së, Petar Ristovski – Pekata, i ka bërë kërcënime për shkak se E Majta “ka folur shumë për shpenzimet e tij”.

Apasiev thotë se grupi parlamentar i E Majta tash disa muaj po përjeton presione nga deputeti i VMRO-së, por pavarësisht reagimeve institucionale, Kuvendi nuk ka ndërmarrë masa.

Shkak i incidentit është publikimi nga ana e të Majtës se Petar Ristovski ka marrë më së shumti para për shpenzime rrugore – rreth 14.300 euro, për çka shumëkush e ka quajtur “rekordmen”.

“Ndërkohë që po ecja në korridor, ai më ndaloi dhe më tha ‘ndalo së publikuari shpenzimet e mia’. Unë i thashë, ndalo ti së shari gruan dhe fëmijët e mi. Ai më tha: ‘Jo vetëm që do t’i shaj, por do të rrah keq’. Unë provova ta qetësoj, por ai më kapi për fyti. E lëshova telefonin dhe e godita me filxhan në qafë. Një gjë është të më shash, të më ofendosh, por të më futesh në hapësirën personale dhe të më kapësh për fyti, ndërsa më shan gruan shtatzënë dhe fëmijën, këtë nuk do ta lejoj më. Herën tjetër do të marrë shkelm në kokë. I thashë se do ta rrah në seancë plenare”, tha Apasiev për “Fokus”.

Rojat e Kuvendit nuk kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa disa deputetë kanë vrapuar dhe i kanë ndarë.

“E gjithë kjo është për shkak të shpenzimeve të Peketës. Ai është i frustruar, ushtron presion si gangster dhe me muaj të tërë po e sulmon grupin tonë parlamentar. Kemi reaguar institucionalisht, por nuk kemi marrë mbrojtje. Nga sot, E Majta do të mbrohet vetë, sepse Kuvendi nuk na mbron. Nuk mund të më shajë gruan dhe fëmijën sa herë që më sheh”, përfundoi Apasiev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close