BotaLajmeTeknologji

Anulohet sërish lëshimi i raketës “Artemis” drejt Hënës/ Rrjedhje në rezervuarin e hidrogjenit

Nisja e raketës më të fuqishme ndonjëherë të Agjencisë Amerikane të Hapësirës është anuluar për të dytën herë brenda javës, pasi u gjet një rrjedhje në rezervuarin e hidrogjenit.

Nasa bëri një përpjekje të dytë sot për të nisur raketën drejt Hënës.  Rrjedhja u kap këtë të shtunë pasi raketa nisi të ngarkohej me shtytës super të ftohtë.

Automjeti djeg 2.7 milionë litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm për të siguruar shtytjen e nevojshme për të zbritur nga Toka. Por kur kontrollorët dhanë komandën për të mbushur rezervuarin e hidrogjenit, një alarm ra, duke treguar se kishte rrjedhje.

Dërgimi i raketës ishte planifikuar të ndodhte në orën 14:17 me kohën lokale.

Objektivi i raketës 100 metra të gjatë ishte të hidhte një kapsulë në drejtim të Hënës, diçka që nuk kishte ndodhur që kur Projekti “Apollo” përfundoi në vitin 1972.

Artemis I është një demonstrim teknologjik, kështu që nuk do të ketë ekuipazh me persona në bord. Por nëse gjithçka shkonte sipas planit gjatë këtij misioni, atëherë Artemis II që pritet të fluturojë në vitin 2024, me siguri do të ketë njerëz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close