LajmeMaqedoniTopLajm

Anulohet gjykimi kundër vëllezërve Useini, njërit i’u përkeqësua gjendja, Topallovski ruan fëmijët në shtëpi

Seanca e parë e procesit gjyqësor, që para Gjykatës themelore Ohër po mbahet kundër vëllezërve Useini, u anulua për 26 tetor. Shkaku për anulimin është gjendja shëndetësore e Ibrahim Useinit, vëlla i këshilltarit në komunën Ohër nga radhët e BDI-së, Nefi Useini.

Sipas asaj që u tha në paraqitjen e sotme para Gjykatës, Ibrahim Useini ka pasur probleme me tension të rritur të gjakut, ashtu që ai sot u transferua në Qendrën për sëmundje kardiologjike dhe vaskulare në Ohër.

Para Këshillti gjyqësor për lëndën, që e udhëheq gjykatësi Milço Klisheski, nuk është paraqitur as Spiro Topallovski, i dëmtuari dhe dëshmitari kryesor në gjykim, me arsye se bashkëshortja e tij, e punësuar në kopsht për fëmijë, nuk ka mundur të mungojë nga vendi i punës, ashtu që nuk ka pasur kush të kujdeset për fëmijë.

Gjykatësi Topallovski paralajmëroi se nëse Topallovski nuk paraqitet në seancë me ftesën e ardhshme, do të merret me përcjellje dhe do të dërgohet në Gjykatë.

Procesi gjyqësor kundër vëllezërve Useini po udhëhiqet për shkak të dyshimit se janë autorë të veprës penale “dhunë”, të kryer ndaj Topallovskit. Kundër tyre është ngritur padi edhe për “mbajtje të paautorizuar të armës”, por më vonë Topallovski e ndryshoi deklaratën e dhënë në procesin parahetimor, duke thënë se bëhet fjalë për mosmarrëveshje, respektivisht deklaratë të interpretuar gabimisht.

Avokati i mbrojtjes tha se në akuzë nuk ka pistoletë, nuk ka armë zjarri, respektivisiht nuk ka vepër penale “mbajtje e paautorizuar e armës”.

Ngjarja ka ndodhur më 18 gusht të këtij viti, kur para një hoteli në Ohër, “Topallovski fizikisht u sulmua nga vëllezërit Useini”, me ç’rast, sipas deklaratës së parë të të dëmtuarit, është nxjerë edhe pistoletë. Pastaj ai e ka ndryshuar deklaratën para Prokurorit publik, që sipas mbrojtjes, është dëshmia e vetme valide në procedurë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close