LajmeMaqedoniTopLajm

Angela Price Aggeler do të jetë ambasadorja e re e SHBA-ve në Shkup

Angela Price Aggeler do të jetë ambasadore e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Shumica e demokratëve në Senat ka publikuar në Twitter se, Aggeler është konfirmuar si ambasadore e re amerikane, e cila do të vjen në vendin e Kate Marie Byrnes, e cila është në këtë funksion që nga viti 2019.  Siç njoftoi Zëri i Amerikës, në seancën dëgjimore për nominimin e saj javën e kaluar në komisionin e punëve të jashtme të senatit, ajo paralajmëroi se punon “t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të zhvillojë strategji nacionale me të cilën do të kërkohet përgjegjësi në mënyrë efektive nga aktorët e korruptuar”.

 “SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritete të përbashkëta, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sundimit të së drejtës dhe përforcimin e qeverisjes së mirë. Nëse konfirmohen, do t’i inkurajojë reformat gjyqësore dhe do t’ju bëj thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut të promovojnë transparencë në hetimet e akuzave për keqpërdorim dhe të kundërshtojnë me vendosshmëri korrupsionin që të përforcojnë besimin e publikut në qeverisjen. Do të punojë me partnerët ndëretnik që t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të zhvillojë strategji nacionale e cila do të kërkojë përgjegjësi në mënyrë efektive nga aktorët e korruptuar”, deklaroi Angela Price Aggeler u Ambasadore e re e ShBA-ve në Shkup.

Ajo po ashtu paralajmëroi mbështetje për ardhmërinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes politikave për përforcim të klimës së saj investuese dhe ndërtimin e rezistencës ndaj ndikimeve të jashtme, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën. Aggeler gjithashtu tha se SHBA-të mbështesin Maqedoninë e Veriut në qëllimin e saj afatgjatë për t’u bashkuar me BE-në.

“Ne qëndrojmë fuqishëm pas procesit të zgjerimit të BE-së sepse ka avancuar zhvillimin demokratik dhe ka promovuar paqe, stabilitet dhe prosperitet të kontinentit evropian, duke ndërtuar partnerë më të fuqishëm strategjik për SHBA-në. Maqedonia e Veriut i tejkaloi sfidat e vështira dhe ka bërë zgjedhje të vështira që të bëjë hapa historik përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit”,deklaroi Angela Price Aggeler u Ambasadore e re e ShBA-ve në Shkup.

Ambasadorja e re amerikane paraprakisht ka punuar në funksione të ndryshme në Departamentin Amerikan të Shtetit, mes të cilave edhe në ambasadën amerikane në Shkup, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun

Related Articles

Back to top button
Close
Close