LajmeMaqedoniTopLajm

Analisti Agim Jonuz: Taravari është në nivelin dhe kapacitetin e një politikani si Arben Xhaferi

Arben Taravari është në nivelin dhe kapacitetin e një intelektuali si Arben Xhaferi. Kështu e ka cilësuar kryetari e Aleancës për Shqiptarët, analisti Agim Jonuz në emisionin “Vetëm e Vërtet” në Tv Kanal 5, ku mbrëmë ishte së bashku me Llatasin.

Edhe ky i fundi dakordohet me Jonuz mbi kapacitetin intelektual që ka Taravari. Llatas duke e provokuar bashkëfolësin e tij në këtë drejtim, mori përgjigjen nga Jonuz se Taravari, siç u shpreh ai, e ka atë kapacitet personal e jo nëpërmjet këshilltarëve.

“Bisedojmë për një nivel të lartë të një intelektuali. Fjalën e kam për Taravarin dhe dakordohem me ty se pas Arben Xhaferit, është kapaciteti më i lartë. Tjetër është kur ke njerëz, këshilltarë për ta pasur atë kapacitet të atij niveli dhe tjetër është vetë të jeshë kapacitet i tillë, njeri të cilin mund ta krahasosh në shumë nivele, i tillë është Taravari. Nuk jam anëtar i ASH-së e as që do jem”, deklaroi Agim Jonuz, analist politik.

Ndryshe, në emision flitej për aktualitetin politik në vendin tonë ku u diskutua edhe zgjerimi i mundshëm i Qeverisë me ASH-së. Jonuz dhe Llatasi ishin të mendimit se ASH duhet t’i bashkangjitet ekzekutivit dhe se Taravari e di mirë se çfarë veprimesh është duke bërë, pa mos pasur nevojë për shumë këshilla.

Ndryshe, Arben Xhaferi, do të mbahet mend si një nga mendimtarët që lexoi drejt kalendarin në të cilën jetonte dhe atë kalendar e shënoi me veprimtarinë dhe mendimin e tij që zbërthente dhe u jepte kahë proceseve në mbarë shoqërinë shqiptare.

Ai e ka drejtuar PDSH-në e sotme deri në vitin 2007, kohë në të cilën ai ishte kryetar i saj i nderit. Me kthimin nga Prtishtina në Maqedoni, në njëfarë mënyre, shqiptarëve, Xhaferi ua ktheu nderin e munguar të mendimit politik shqiptar. Sikurse Xhaferi, sot edhe Taravari ecën drejt së ardhmes së baraspeshës mes ëndrrave iracionale maqedonase dhe ambicieve shumë tokësore të shqiptarëve.

Duke ndjekur hapat e të ndjerit Arben Xhaferi, Taravari shumë shpjet u bë figura më e spikatur politike në vend, e cila nga dita në ditë merr përmasa të cilat çojnë drejtë unifikimit të faktorit politik shqiptarë në vend dhe shqiptarin e vendos në piedestalin e merituar, por gjithmonë pa mos krijuar përçarje ndëretnike.

Lojtës Videosh

Related Articles

Back to top button
Close
Close