LajmeMaqedoniTopLajm

AMMSHN: Asani t’i kërkojë falje gazetës KOHA

Asociacioni për Mbrojtjen e Mediave të Shtypura Nacionale në RMV (AMMSHN) është i shqetësuar për faktin se kohën e fundit është bërë një praktikë që bartësit e funksioneve publike konfrontohen publikisht me mediat që vëzhgojnë në mënyrë kritike punën e tyre. Kështu thuhet në komunikatën e AMMSHN-së, ndërsa përmend akuzat e drejtorit e drejtorit të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani drejtuar gazetës KOHA.

“Shembulli i fundit është me drejtorin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), Skender Asani, i cili për një artikull në gazetën KOHA me temën e një pllake përkujtimore të Nënë Terezës, në mënyrë të pahijshme akuzoi gazetën KOHA për nxitje të urrejtjes, gjegjësisht antisemitizëm.  AMMSHN konsideron se këto akuza janë jashtëzakonisht të pabaza dhe dashakeqe, përmes të cilave drejtori i ITSHKSH dëshiron të defokusojë vëmendjen nga përgjegjësia e tij mbi temën për të cilën ka shkruar gazeta KOHA, dhe kjo është mënyra se si u vendos pllaka përkujtimore e Nënë Terezës, me theks të veçantë të emrit të donatorit, mungesës së simbolit fetar të kryqit dhe mungesës së emërimit të Nënë Terezës si një shenjtore, sepse ajo është shpallur si e tillë në Vatikan disa vjet më parë”, thuhet në komunikatën e AMMSHN-së, ndërsa kërkon që urgjentisht Asani t’i kërkojë falje publike redaksisë së gazetës KOHA..

“AMMSHN bën me dije se roli i mediave dhe gazetarëve në një shoqëri demokratike është të shkruajnë lirshëm dhe pa presion mbi temat që kanë të bëjnë me interesin publik. Në këtë drejtim, detyrimi i zyrtarëve të institucioneve publike është që të jenë transparentë në punën e tyre dhe të kenë një komunikim të hapur me mediat. Nëse drejtori Asani mendon se media e bën punën e tij në mënyrë joprofesionale, ai ka patur të drejtë të ankohet deri te organet vetërregulluese të mediave dhe te shoqata jonë ose të përdorte të drejtën e tij ligjore për të kërkuar korrigjim ose demant, por në asnjë rast ai nuk ka të drejtë në mënyrë të pabazë të shpifë ndaj një mediumi. Prandaj, AMMSHN kërkon urgjentisht, si një akt të përgjegjësisë morale për kualifikimet e rënda dhe të pabaza – drejtori i ITSHKSH Skender Asani t’i kërkojë falje publike gazetës KOHA dhe në të njëjtën kohë e informojmë atë që në të ardhmen, nëse ai ka ndonjë gjë për të thënë – asociacioni ynë dhe mediat anëtare janë të hapur për bashkëpunim”, përfundon komunikata e AMMSHN-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close