Amerikani i pickuar qindra herë nga gjarpërinjtë zbulon antihelmin që mund të shpëtojë mijëra jetë

Gjaku i një amerikani mund të çojë në zhvillimin e një antihelmi universal për pickimet nga gjarpërinjtë, thonë shkencëtarët.
Tim Friede, burri nga Shtetet e Bashkuara, ka kaluar më shumë se 18 vjet duke injektuar veten me helme gjarpërinjsh, me synimin për të krijuar një mbrojtje të përgjithshme ndaj tyre. Përpjekjet ekstreme kanë çuar në krijimin e një antihelmi premtues, që mund të ofrojë mbrojtje kundër llojeve të ndryshme të helmeve, sipas shkencëtarëve.
Fillimisht, qëllimi i tij ishte të ndërtonte imunitet personal ndërsa merrej me gjarpërinjtë, duke dokumentuar gjithçka në YouTube. Por përpjekjet rezultuan të rrezikshme – dy pickime nga kobra e futën në koma.
“Nuk doja të vdisja, as të humbisja ndonjë gisht apo punën time”, tha ai për BBC. Sipas tij, motivimi i vërtetë ishte ndihma ndaj të tjerëve “u kthye në një mënyrë jetese, dhe shtyva kufijtë e mi për ata që janë 12.8 kilometra larg dhe vdesin nga pickimet”.
Sot, antihelmet krijohen duke injektuar sasi të vogla helm gjarpërinjsh në kafshë si kuaj, të cilat më pas prodhojnë antitrupa që përdoren për trajtimin e njerëzve. Por për shkak të ndryshimeve të mëdha midis helmeve të ndryshme, terapia duhet të jetë specifike për secilin lloj gjarpri.
Në eksperimentet e fundit me minj, një koktej i tillë antitrupash u dha mbijetesë të plotë kundër dozave vdekjeprurëse nga 13 prej 19 llojeve të gjarpërinjve helmues dhe mbrojtje të pjesshme ndaj gjashtë të tjerëve. Dr. Glanville e cilësoi këtë arritje si një “mbrojtje të paprecedentë”, duke shtuar se kjo mund të ofrojë zgjidhje edhe për ato specie për të cilat aktualisht nuk ekziston trajtim efektiv. /Telegrafi/




