LajmeMaqedoniTopLajm

AMBASADORJA BYRNES VËZHGON ZGJEDHJET KUVENDARE NË RMV

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Byrnes, e ka komentuar procesin zgjedhor në vend, ku qytetarët votojnë për përbërjen e re kuvendare të Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet cicërimës në rrjetin social Twitter, ambasadorja Brynes është shprehur e kënaqur me votimin e qytetarëve.

Ajo ka bërë të ditur se do t’i vëzhgojë zgjedhjet së bashku me një ekip të ambasadës dhe OSBE-së.

“Jam e kënaqur të shoh qytetarët e këtij vendi të marrin pjesë në procesin demokratik. Ekipe nga Ambasada amerikane së bashku me OSBE-nëë, shoqërinë civile dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë do t’i vëzhgojnë zgjedhjet dhe unë do të jem aty përkrah tyre”, shprehet ambasadorja Byrkes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close