LajmeRajon

Ambasadorët e vlerësojnë të suksesshme vizitën e Lajçakut, mbështesin rifillimin e dialogut me Serbinë

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka përfunduar sot vizitën e tij në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, Lajçak u takua me udhëheqësit e institucioneve në Kosovë, përfshirë këtu edhe ambasadorët e vendeve të ndryshme.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se i vie mirë që ka dëgjuar nga Lajçak se ai kishte takime shumë konstruktive në Kosovë.

“Më vjen mirë të dëgjoj nga Miroslav Lajçak se ai kishte takime shumë konstruktive në Kosovë. Në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e SHBA-ve, si dhe formimin e shpejtë të institucioneve”, ka shkruar Orlando.

Në anën tjetër ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka shkruar se Britania e Madhe ndanë pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë mirë i përgatitur.

“Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajçak për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe SHBA-ve. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abbott. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close