LajmeRajon

Ambasada amerikane në Prishtinë: Nderojmë kontributet e mësuesve që formësuan shoqërinë kosovare

Sot në Kosovë shënohet dita e mësimdhënësve. 7 Marsi, festohet çdo vit në Kosovë, transmeton Reporteri.net.

Me këtë rast, ka uruar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Këtu në Kosovë, ne i bashkohemi shënimit të Ditës së Mësuesit. Ne festojmë dhe nderojmë kontributet e shumta të mësuesve – individëve që frymëzuan dhe formësuan shoqërinë kosovare gjatë dekadave”, thuhet në urimin e ambasadës.

Në Kuvendin e Kosovës, me të nisur seanca plenare, po diskutohet pikërisht për 7 Marsin, ditën e mësueve. Aty deputetët e partive opozitare, po i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovë të kontribuojë më shumë për ta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close