
Sot kandidatët për këshilltarë nga Alternativa së bashku me zëvendësshefin e shtabit zgjedhorë, Gazmend Aliu kanë prezantuar programin e Alternativës në lagjen Cetinska në Tetovë ku kanë kaluar shtëpi për shtëpi dhe kanë bashkëbiseduar me qytetarët për të ju ofruar “Alternativën për Tetovën” shkruan Top24.
“Çdo ditë jemi me qytetarët e Tetovës për të dëshmuuar se ne jemi lista që duhet të votohet sot, që nesër ajo të jetë zëri i qytetarëve brenda në Këshillin e Tetovës. E vetmja alternativë është që më 20 gusht ta rrethojmë numrin 6.” tha Gazmend Aliu zëvendës shef shtabit të ALTERNATIVËS. përcjellë Top24



