LajmeMaqedoniTeknologji

Aliu: Zgjidhjet për digjitalizimin që janë arritur në “Ballkanin e Hapur”, do të përdoren për procesin e Berlinit

Procesi i Berlinit është një proces që përfshin të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjithçka që është e dobishme nga bashkëpunimi në “Ballkanin e Hapur” nga aspekti digjital do të përdoret edhe për Procesin e Berlinit. Vlerësoj që Procesi i Berlinit është ai eko sistem, në të cilin ne duhet të investojmë shumë si vend dhe si rajon me qëllim që të kemi transformim të suksesshëm digjital, këtë e theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu i pyetur për projektet në fushën e digjitalizimit në suaza të nismës “Ballkani i Hapur” në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij malazez, ministrin e Administratës Publike Marash Dukaj pas nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptim në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë informatike.

“Ne thamë së bashku me kolegun tonë, në takim, se transformimi digjital pa implementim të suksesshëm dhe komunikim me vendet do të jetë lokal dhe përveç zgjidhjeve në nivel lokal nuk do të jemi të dukshëm si rajon. Pra, unë jam për Procesin e Berlinit si i tillë dhe prandaj thashë se e tëra është kur ka gjithçka. “Ballkani i Hapur” është proces në të cilin janë aktive disa vende dhe gjatë asaj periudhe kemi pasur disa zgjidhje nga aspekti digjital. Në ato zgjidhje shpresoj se do të përfshijmë edhe shtetet tjera që nuk kanë qenë pjesë e atij procesi që të shfrytëzohen për procesin e Berlinit”, tha Aliu. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close