
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës së sotme në Gostivar njoftoi për realizimin e një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në shëndetësi, me fokus të veçantë në repartin për nëna dhe fëmijë.
Ai theksoi se projektet e planifikuara tashmë po kalojnë nga letra në praktikë, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët. “Pra, atë që e kemi definuar në letër, sot e realizojmë në vepër. Realizimi i projekteve në shëndetësi është shumë i rëndësishëm dhe domethënës për çdo qytetar, pavarësisht ku jeton,” deklaroi Aliu.
Aliu nënvizoi se qëllimi është adresimi i boshllëqeve teknologjike në institucionet shëndetësore dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për pacientët më të ndjeshëm, si nënat dhe fëmijët.
“Bashkë me partnerët ndërkombëtarë po realizojmë këtë infrastrukturë teknologjike në një institucion shumë të rëndësishëm për qytetin e Gostivarit. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen,” shtoi ai, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë



