
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime familjes së ish rektorit të Universitetit të Tetovës, Ramiz Abdyli. Ahmeti në postimin e tij shkruan se “Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me arsimin, shkencën dhe afirmimin e së vërtetës historike për shqiptarët. Si rektor i Universitetit të Tetovës, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e institucionit dhe në ngritjen akademike të brezave të rinj. Me dhjetëra vepra shkencore e studime të thelluara do të mbeten referencë e përhershme për historinë tonë kombëtare”, shruan Top24
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ramiz Abdylit, njërit prej korifejve të historiografisë shqiptare dhe profesor i nderuar në mbarë hapësirën shqiptare.




