LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti pret në selinë e BDI -së presidentin Bajram Begaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në Tetovë presidentin e Republikës së Shqipërisë SH. T. Bajram Begaj me të cilin diskutuan për bashkëpunimin kombëtar dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Sot pata kënaqësinë e veçantë që në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim të mirëpres Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj.

Në një atmosferë vëllazërore dhe me frymë të thellë përgjegjësie, diskutuam për bashkëpunimin kombëtar dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian.

Theks të veçantë i dhamë rëndësisë jetike të Marrëveshjes së Ohrit si gurthemeli i shtetit multietnik dhe arkitekturës së paqes në vend. Çdo goditje ndaj këtij kompromisi historik nuk është thjesht cenim i një dokumenti politik, por sfidë ndaj vetë frymës së bashkëjetesës dhe barazisë mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë.

Biseduam gjithashtu për projektet strategjike rajonale, në veçanti për Korridori VIII, si bosht zhvillimi ekonomik dhe lidhjeje mes vendeve tona dhe rajonit, si dhe për përkushtimin e përbashkët drejt së ardhmes evropiane të Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Rruga jonë është e qartë: partneritet i ngushtë, vizion i përbashkët dhe vendosmëri për ta mbrojtur paqen, barazinë dhe orientimin euroatlantik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close