LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti në fshatin Maçitevë të Suharekës për homazhe pranë varrit të nënë Dinorës – nënës së bashkëluftëtarëve të mi, Avni dhe Gjeneral Maliq Ndreca

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka qëndruar në hatin Maçitevë të Suharekës ku ka bërë homazhe pranë varrit të nënë Dinorës – nënës së bashkëluftëtarëve të mi, Avni dhe Gjeneral Maliq Ndreca, shkruan Top24
Sot në fshatin Maçitevë të Suharekës, isha në homazhe pranë varrit të nënë Dinorës – nënës së bashkëluftëtarëve të mi, Avni dhe Gjeneral Maliq Ndreca.
Me këtë rast, i shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta djemve dhe vajzave të saj, nipave e mbesave, dhe gjithë familjes, duke nderuar thellësisht kontributin e saj të çmuar dhe sakrificën që përfaqëson.
Nënë Dinorja lindi dhe rriti bij që i dolën zot Atdheut, që luftuan me nder dhe guxim në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Prehu në paqe, nënë Dinore!
Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut!
May be an image of 7 people and text

Related Articles

Back to top button
Close
Close