
Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në tubimin e mbajtur nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, bëri thirrje për një mobilizim të gjithanshëm dhe të vendosur të qytetarëve në zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum kombëtar për dinjitetin, integrimin dhe të ardhmen.
Ai gjithashtu theksoi që: “ A do të lejojmë që krenaria e jonë të fyhet, a do të lejojmë që krenarinë që e rriti, e ruajti Memet Gega që ne të tjerët të na i përulin e të na i poshtërojnë.Memet Gega nuk e ka ulur kokën dhe kurrizin edhe në burgjet më të vështira.A do lejojmë që Tetova e Rafi Halilit të përulet e përkulet e të poshtërohet? Sigurisht që ju rinia s’duhet të lejoni që Tetovën e Memet Gegës e Rafi Halilit ta poshtërojnë e nënçmojnë akoma më tutje.”



