
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka dalur në mbështetje të protestës së thirur sot nga ana e OVL-UÇK-së kundër librit të botuar nga Shkëlzen Gashi duke shkruar se “Lufta jonë për liri ishte e drejtë, e pastër dhe e mbështetur mbi sakrificën sublime të dëshmorëve dhe kontributin e brezave të tërë që nuk kursyen asgjë për dinjitetin kombëtar.” shkruan Top24
Lufta jonë për liri ishte e drejtë, e pastër dhe e mbështetur mbi sakrificën sublime të dëshmorëve dhe kontributin e brezave të tërë që nuk kursyen asgjë për dinjitetin kombëtar.
Andaj, e mbështes fuqishëm protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare.
E vërteta e saj nuk mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim nga askush.
Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që ti bashkangjiten protestës, para Kuvendit të Kosovës, në mbrojtje të kësaj sakrifice dhe të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të historisë sonë.
Vetëm të bashkuar mund ta ruajmë të vërtetën dhe ta forcojmë të ardhmen tonë.
Lavdi dëshmorëve dhe përjetë mirënjohje për luftën tonë çlirimtare!



