LajmeMaqedoniTopLajm

ALI AHMETI, ky lider i madh i Kombit, ky burrë i dinjitetshëm

Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar Ali Ahmeti, me bllokun FRONTI EUROPIAN, është shëndërruar në bolduzher të BASHKIMIT TË MADH POLITIK NË MAQEDONINË E VERIUT!

Emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, të veprimtarit të përkushtuar atdhetar, të ilegalit të madh, e të pakapshëm të veprimit kundër ish-jugosllavisë titiste, të anëtarit e drejtuesit të devotshëm të LPK-së, të njërit prej bashkëthemeluesve të UÇK-së, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Të ushtarit, të luftëtarit e të Kryekomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, e tërë Republika e Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë, nuk ka shqiptar kudo që flitet gjuha, madje edhe atje ku është e ndaluar, nuk ka që nuk e ka dëgjuar dhe që nuk ka admirim e që nuk ndjen respekt të pakufishëm!

Ky lider i madh i Kombit, ky burrë i dinjitetshëm, te i cili buron palca e kombit, ka filluar dhe po e ndërton Frontin e madh për Europë, me slloganin Jo Rusisë, Po Europës!

Ali Ahmeti pasardhësi besnik i shumë atdhetarëve e patriotëve me nam që nga Skenderbeu e deri në ditët e sotme, êshtë vazhduesi më i denjë i Simbolit të Kuvendit të Prizrenit, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, i cili në Parlamentin e Kosovës u bë legjendë, duke i thënë Jo Serbisë e Po Shqipërisë, Ky ka filluar te krijojë një front që do të thotë një JO tjeter të madhe, por edhe një PO tjetër gjithashtu historike, që i bënë nderë jo vetëm popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut, por kudo qe jeton në Ballkan dhe më gjerë!

Ali Ahmeti me bashkimin e madh politik që po e krijon në kuadër të frontit, po dëshmon së është bolduzher kombëtar, ashtu sikur ishte Ambasadori Amerikan Richard Holbroke, bolduzher ndërkombëtar!

Related Articles

Back to top button
Close
Close