
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar Rahim Beqirin – komandant Rokin, njofton Top24
“Sot, në 24 vjetorin e shkuarjes në përjetësi, kujtojmë me nderim dhe krenari Rahim Beqirin-Komandant ROKIN, shembull i guximit, i sakrificës dhe i dashurisë për atdheun.
Së bashku me shokët e tij, ai frymëzoi të gjithë ata që besuan dhe luftuan për liri, barazi dhe dinjitet.
ROKI nuk u tremb asnjëherë. Ai zgjodhi t’i prijë betejës, duke e dhënë edhe jetën për një të nesërme më të drejtë për popullin e vet.
Lavdi e përjetshme veprës së tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, shkruan Ahmeti.



