LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar dy veprimtarët e çështjes kombëtare Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën , shkruan TOP24.

Ahmeti në postimin e tij shkruan “I përjetshëm me guximin atdhedashës në vitet më të rëndësishme të organizimit logjistik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mesin e shumë bashkëluftëtarëve do të mbetet në kujtimet e mia Ilir Konushevci që më 9 Maj të vitit 1998 ra në pritë sëbashku me doktor Hazir Malën” përcjellë TOP24.

Ai më tej shton se “Dhimbje të madhe në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së shkaktoi lajmi për rënien e tyre, por na mbante në këmbë ideali për lirinë e Kosovës për jetësimin e të cilit nuk kursyen jetën e tyre.Lavdi veprës kombëtare të Ilir Konushevcit, Hazir Malës dhe të gjithë të rënëve të lirisë!”, shkruan Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close