
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim poashtu arkitekti i Frontit Europian Ali Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shpreh ngushëllime për Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës Gani Imeri. Postimi i plote:
”Me keqardhje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Gani Imerit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës.
Kontributi i tij kombëtar për lirinë e Kosovës do të mbetet përjetë në kujtimin tonë si frymëzim në misionet e përparimit të kombit.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve të Gani Imerit!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”



