LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti arrin në mbledhjen e caktuar nga Artan Grubi, ja cilët kryetarë të degëve mungojnë!

Ashtu siç paralajmëroi gazeta Lajm, kryetarët e degëve partiake të BDI-së në Çair, Saraj dhe Likovë nuk kanë ardhur në mbledhjen e kryetarëve të degëve thirrur nga zv/kryeministri dhe sekretari partiak, Artan Grubi.
Ndërkohë, siç raporton reporteri ynë, në selinë e BDI-së kanë arritur kryetarët e degëve të Tetovës, Florim Besimi, ai i Gostivarit, Bashkim Hasani dhe kryetari i degës së Dibrës, Artin Spahiu, deri sa nuk ka informacione se ndonjë kryetar nga degët tjera, veç tri të lartëpërmendurave, bojkoton mbledhjen.

Para se të fillojë takimi, deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, njëheri kryetar i degës partiake në Çair, i ka thënë “Jo” të prerë ftesës së zevendeskryeministrit Artan Grubi për takim me kryetarët e degëve në selinë partiake në Reçicë.
Burime partiake që dëshirojnë të mbeten anonime, kanë thënë për Lajm se qëllimi i mbledhjes më teper mund të jetë të testohet përkrahja që gezon Artan Grubi në degët partiake, në përplasjen tashmë të hapur me krahun e Mexhitit, se sa për çështje organizative.

Related Articles

Back to top button
Close
Close