
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski gjatë vizitës së tij në Tetovë ka theksuar fjalët e kolegëve të tij se mbështesin fuqishëm listën e kryesuar nga Angell Karapetrov dhe se fitorja e listës së Angell Karapetrovit so të sjellë edhe rënien e kësaj qeverie kriminale duke shkuar në zgjedhje të parakohshme, shkruan Top24.
“Dua të falenderoj iniciativën e dua Tetovën për organizimin e dy mbrëmjeve, jemi disa ditë në Tetovë, flasim me qytetarët, për ekologjinë, ujësjellsin dhe infrastrukturën e shkatëruar. Këto zgjedhje lokale janë të rëndësishme dhe parakusht për zgjedhje të parakohshme dhe jam i bindur se VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë mandate” tha Aleksandar Nikollovski, përcjellë Top24.



