BotaLajmeTopLajm

Aleatët e Trump kundër ndërhyrjes së SHBA-ve në konfliktin Izrael-Iran

SHBA- Gjatë ditëve të fundit, disa nga aleatët tradicionalisht më të vendosur të Trump në krahun MAGA të Partisë Republikane janë shprehur hapur si kritikë ndaj çdo përfshirjeje të SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran. Ata shprehen se Presidenti Trump në fund të fundit, bëri fushatë të fortë për të shmangur ndërhyrjet e kushtueshme jashtë vendit në kurriz të amerikanëve në vend.

Ish-strategu i Trump, Steve Bannon, tha më parë këtë javë se përfshirja e SHBA-së do të “hedhë në erë” koalicionin e mbështetësve të Trump dhe do të “pengonte” axhendën e tij të brendshme, veçanërisht deportimet masive.

Megjithatë, të mërkurën, Bannon dukej se e zbuti pak tonin e tij, duke u thënë pjesëmarrësve në një aktivitet të Christian Science Monitor se krahu MAGA i mbështetësve të tij do t’i besonte gjykimit të tij nëse ai vendoste të angazhonte forcat amerikane në konflikt.

“Ndoshta e urrejmë, por e dini, do ta pranojmë,” tha ai.

Një tjetër komentator politik konservator, Charlie Kirk – i cili e përshkruan veten si më afër anës “izolacioniste” të debatit – tha në X se Trump është “pragmatik” dhe vlerëson “logjikën e shëndoshë”.

“Nuk e di nëse Presidenti Trump do të zgjedhë ta përfshijë Amerikën kundër Iranit”, shkroi Kirk. “Por ai është një njeri të cilit i besoj se do ta marrë këtë vendim”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close