
Mnistri i drejtësisë në RMV, Krenar Lloga në emisionin Topnews në TopChannel ka folur për ndryshimet kushtetuese dhe për heqjen e 20% duke potencuar se Aleanca për Shqiptarët është flamurtar i nismës për heqjen e termit “20%”, ndërsa subjektet e tjera për 20 vite e kanë heshtur këtë temë që sot e përdorin politikisht, shkruan Top24
“Vazhdojmë ta kërkojmë edhe sot, një pjesë e eksponentëve që sot po shtiren se janë të zëshëm për këtë përkufizim i cili është degradues për shqiptarët kanë heshtur për 20 vite dhe sot kur ato janë gjendur në pozita ku janë opozitar duan të ndërtojnë një kauzë të cilën për 20vite e kanë heshtur. Ka qenë subjekti im politik që edhe në ndryshimet kushtetuese të cilat ndodhën në procesin e ndryshimit kushtetuese në ate që njihen si marrëveshja e Prespës ku kemi bërë disa avansime” tha ministri Lloga.



