LajmeMaqedoniTopLajm

Aleanca për Shqiptarët demanton lajmin për takimin e Taravarit, Kovaçevskit dhe Ahmetit në Zajaz

Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimiu ka demantuar lajmin se me titull “Taravari dhe Kovaçevski mysafirë të Ahmetit në Zajaz” nuk përmban asnjë të vërtetë rreth fatkeve në të cilat thirret, shkruan Top24

“Z.Taravari pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, ka udhëtuar menjëherë drejt Pollogut për takime në Gostivar, Tetovë dhe Tearcë deri në orët e vona të natës dhe, rrjedhimisht, nuk ka mundur të jetë në Zajaz në të njëjtën kohë.” thuhet në reagimin e ASH-së
Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse e palëkundur e mediave të lira. Megjithatë, në këto kohë të trazuara për vendin, u bëjmë thirrje të gjitha mediave në vend për përgjegjësi maksimale në fjalën publike dhe veprim sipas parimeve të Kartës së etikës gazetareske rreth verifikimit të burimeve dhe korrigjimit të informacioneve të pasakta, të cilat mund ta mashtrojnë e hutojnë shoqërinë, thuhet më tej në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.Top24

 

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close