
Kryetari i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka paraqitur projektin e ri për komunën e Bogovinës.
Në komunën e Bogovinës do të ndërtohet një qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta in vestim ky në vlerë prej 21 miion denarë ose në kundërvlerë 350 mijë euro, investim i mbështetur nga ministria për punë dhe politik sociale e RMV-së.
“Me këtë projekt besojmë se do t’ju ofrojmë mundësi të mirë shumë familjeve që do të kenë nevojë.” tha Albon Xhemaili për Top 24.
Ndryshe Xhemaili brenda 4 viteve ka investuar një numër të madh projektesh kapitale si ujsjellësi i fshatit Siniçan, çerdhja e fëmijëve në Bogovinë, pallati i kulturës në fshatin Kamjan si dhe një numër të madh projektesh tjera, në çdo vendbanim të ksaj komune duke përfshir edhe qendrën ditore e cila së shpejti do të filloj të ndërtohet, shkruan Top 24.
Më poshtë e keni postimin e plot të Albon Xhemailit.
▪️Projekt i ri në Komunën e Bogovinës▪️
✍?Sot, kryetari Albon Xhemaili me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska nënshkroi një ndër projektet më të veçanta në Komunën e Bogovinës, themelimin e Qendrës ditore për fëmijët me nevoja të posaçme.
➡️Projekti në fjalë ka vlerë prej 21 milion denarësh, ndërkaq Qendra ditore do të ndërtohet në vendbanimin Kallnik të kësaj Komune dhe do të ketë një kapacitet për kryerjen e shërbimeve totalisht për 24 persona.
✅Me këtë projekt besojmë se do t’ju ofrojmë mundësi të mirë shumë familjeve që do të kenë nevojë.
▪️Punimet për këtë projekt pritet të fillojnë në një kohë shumë të shpejt.











