LajmeRajon

Albin Kurti takon Sekretaren e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, sanksione shtesë kundër Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Kurti në një status në Twitter ka treguar se për çfarë është biseduar në këtë takim.

“Kënaqësi të takohem me Sekretaren e Jashtme Liz Truss. Ramë dakord për domosdoshmërinë për të ndërmarrë veprime shtesë kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë në Ukrainë dhe për të sfiduar ndikimin e saj të keq në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë dypalësh”, ka shkruar ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close